Kosova mbyll nëntë objekte të Postës së Serbisë, Beogradi e cilëson nxitje për konflikt
Nëntë objekte të Postës së Serbisë u mbyllën në pjesën veriore të Kosovës. Policia e Kosovës tha se mbyllja u bë për shkak se ky institucion operonte ilegalisht në territorin e Kosovës. Mbyllja nxiti reagimin e Serbisë, e cila tha se ky veprim bie ndesh me marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe se është përpjekje për presion mbi serbët e Kosovës. (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
14 dhjetor 2025Rusia ndalon Roblox-in, fëmijët i ankohen Kremlinit
-
12 dhjetor 2025Shtëpia e Bardhë “dorëzon” Ballkanin
-
11 dhjetor 2025Si po marrin kompanitë kineze punë në Serbi pa tender?