Ukrainasit mbushin plazhet e Odesës, pavarësisht sulmeve ruse
Qyteti bregdetar i Odesës në Detin e Zi është i mbushur me turistë këtë verë, pavarësisht rrezikut nga sulmet me dronë dhe raketa ruse. Një banore lokale e krahasoi Odesën me “Monakon gjatë ditës dhe Afganistanin gjatë natës”. Zyrtarët e qytetit kanë marrë masa shtesë për të siguruar sigurinë e vizitorëve, duke ndërtuar strehimore kundërajrore në plazhe dhe duke dërguar zhytës për t’i kontrolluar zonat e notit për mina. (Përgatiti: Arben Hoti)
Përmbajtja
-
14 dhjetor 2025Rusia ndalon Roblox-in, fëmijët i ankohen Kremlinit
-
12 dhjetor 2025Shtëpia e Bardhë “dorëzon” Ballkanin