Si i sheh NATO-ja stërvitjet ushtarake Serbi-Kinë?
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë se aleanca veriatlantike i ka parë me shqetësim stërvitjet ushtarake që janë zhvilluar mes Serbisë dhe Kinës, ndonëse ka pohuar se kryerja e tyre ishte e drejtë sovrane e Beogradit. I pyetur për zvogëlimin e numrit të forcave amerikane në Rumani, ai ka thënë se prezenca e Shteteve të Bashkuara në Evropë do të rritet, por gjërat pashmangshëm do të ndryshojnë. (Përgatitën: Krenare Cubolli dhe Ibrahim Berisha)
Përmbajtja
-
14 dhjetor 2025Rusia ndalon Roblox-in, fëmijët i ankohen Kremlinit
-
12 dhjetor 2025Shtëpia e Bardhë “dorëzon” Ballkanin