Zmbrapsja e Rusisë: Ushtarët e kapur nga Ukraina flasin për humbje të mëdha
Brigada e 93-të e Mekanizuar e Ukrainës thotë se tanku i saj dhe njësitet e saj të dronëve po vazhdojnë të luftojnë kundër forcave ruse, të cilat depërtuan pranë qytezës Dobropillja, në rajonin lindor të Donjeckut. Trupat e kapura ruse i thanë Radios Evropa e Lirë se kishte huti gjatë avancimit të tyre dhe se njësitet e tyre përjetuan humbje të mëdha, teksa forcat ukrainase përdorën dronë tokësorë robotikë dhe altoparlantë, përmes të cilëve nxitën dorëzimin e tyre. Me gjithë zmbrapsjen e Rusisë, Ukraina nuk ka mundur të rimarrë territorin. (Përgatitën: Trim Haliti, Mimoza Sadiku dhe Arben Hoti)
Përmbajtja
-
14 dhjetor 2025Rusia ndalon Roblox-in, fëmijët i ankohen Kremlinit
-
12 dhjetor 2025Shtëpia e Bardhë “dorëzon” Ballkanin
-
11 dhjetor 2025Si po marrin kompanitë kineze punë në Serbi pa tender?