Zhveshje në shenjë proteste? Thirrje për lirimin e studentes iraniane
Organizata Amnesty International ka bërë apel për lirimin e menjëhershëm të një gruaje të re, e cila u arrestua pasi doli vetëm me të brendshme para universitetit të saj në Teheran, më 2 nëntor. Nëpërmjet një deklarate, Amnesty ka thënë se “akuzat për rrahje dhe dhunë seksuale kundër saj gjatë arrestimit duhet të hetohen në mënyrë të pavarur dhe të paanshme”. Pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
14 dhjetor 2025Rusia ndalon Roblox-in, fëmijët i ankohen Kremlinit
-
12 dhjetor 2025Shtëpia e Bardhë “dorëzon” Ballkanin
-
11 dhjetor 2025Si po marrin kompanitë kineze punë në Serbi pa tender?